Partitë ekstreme të së djathtë dhe të majtës franceze kanë bashkuar votat, duke rrëzuar me 331 vota qeverinë e kryeministrit francez, Michel Barnier.
Qeveria e pakicës e Michel Barnier nuk mundi t’I mbijtojë mocionit të votëbesimit, duke e bërë atë administratën e parë që u rrëzua në një mënyrë të tillë që nga viti 1962 dhe qeveria më jetëshkurtër e Republikës së Pestë.
Një total prej 331 deputetësh votuan në favor të mocionit të paraqitur nga aleanca e majtë NFP, me një shumicë prej 288, të nevojshme për të detyruar qeverinë të largohej nga detyra.
Mocioni i mosbesimit mori vota të plota nga Fronti i Ri Popullor i krahut të majtë, i cili e kishte propozuar atë, dhe nga Rassemblement National e ekstremit të djathtë së bashku me ndjekësit e ish-Republicains Eric Ciotti, të cilët e nënshkruan atë me ta.
Njoftimi u bë në Asamblenë Kombëtare nga presidenti i deputetëve Yael Braun-Pivet. Mathilde Panot, drejtuesja e grupit të La France Insoumise, foli menjëherë para kamerave, duke deklaruar se "Macron duhet të shkojë" dhe se partia e Jean-Luc Mélenchon është gati të "vijë në pushtet me një program këputjeje" me të kaluarën.
Barnier, një konservator veteran që ka mbajtur postin e kryeministrit për gati tre muaj, tani është i detyruar t'i paraqesë dorëheqjen e tij dhe të qeverisë së tij presidentit Emmanuel Macron.
Presidenti Emmanuel Macron, i cili sapo është kthyer nga Arabia Saudite ku ishte për një vizitë shtetërore, synon të emërojë një pasardhës brenda disa orëve.
Shkak, për rrëzimin e qeverisë është bërë projektbuxheti.
Rezultati thellon krizën politike të Francës dhe shënon një goditje të rëndësishme për Bashkimin Evropian, në një kohë kur Gjermania është gjithashtu e zhytur në një fushatë zgjedhore parlamentare deri në shkurt dhe javë përpara se Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.