Pas ngjarjeve të fundit në Kosovë, ka reagur deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka thënë se ngjaret e fundit në Kosovë janë bërë me një skenar të udhëhequr nga presidenti I Kosovës, Hashim Thaci, dhe kryeministri I Shqipëris, Edi Rama.
Duke iu referuar ndërhyrjes së Policisë së Kosovës në veri të vendit për ta arrestuar zyrtarin serb, Marko Gjuriç, dhe dëbimit nga Kosova të gjashtë shtetasve turq, me kërkesë të Turqisë, Rugova ka thënë se ato janë bërë me një skenar.
Sipas Rugovës, në përgatitje të këtij skenari ka gisht edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. “Po tentojnë të arrijnë, me Aleksandar Vuçiçin, që ta bëjnë një kompromis serbo-shqiptar”, ka thënë Rugova në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7. “Hashim Thaçi është notari më i mirë në ujëra të turbullt dhe në kriza”, ka deklaruar Rugova. “E ka mbrapa Edi Ramën, me një qasje të çuditshme”, është shprehur deputeti i LDK-së.
Duke folur më tej për Thaçin, Ramën e Vuçiçin, Rugova ka thënë se ata përbëjnë “një treshe që po funksionon ‘par exellence’”. Rugova ka pyetur pse Thaçi dhe Vuçiç kanë zhvilluar takime të fshehta. “Pse dialogu të udhëhiqet mes presidentëve, kur ne jemi republikë parlamentare?”, ka thënë ai. “Pse të takohen? Për çka të takohen ata?”, ka pyetur më tej Rugova. Ai ka thënë se LDK nuk do të lejojë që Kosova të dëmtohet. “LDK është këtu ta ruajë këtë shtet”, është shprehur ai./ Express