Gjatë protestave antiqeveritare të ditës së sotme në Nikaragua është vrarë edhe një gazetar.
Ángel Gahona, po raportonte direkt në Facebook për dëmin që kishte pësuar një bankë në qytetin ‘Bluefilds’ kur u godit nga një plumb.
Pamjet në një video të publikuar në internet shfaqin Gahonën që bie në tokë i mbuluar më gjak dhe njerëzit rreth tij thërrasin të dëshpëruar për ndihmë. Autoritetet në Nikaragua nuk komentuan gjatë vrasjen e gazetarit, por thanë se po hetojnë ngjarjen.
Gazetari Angel Gahona nuk është viktima e vetme e dhunës në Nikaragua, ku gjatë ditëve të fundit janë vrarë në protesta edhe 10 persona të tjerë, megjithëse organizatat për të drejtat e njeriut flasin për më shumë se 25 viktima. Protestat masive janë organizuar kundër ndryshimeve në ligjin e pensioneve të miratuara nga qeveria e presidentit Daniel Ortega.