Pas vdejse së bashkëshortes, George HW Bush shtrohet në spital

Tuesday, 24 Prill 2018 11:19

Menjëherë pas funeralit të bashkëshortes së tij Barbara, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George H.Ë. Bush, është shtruar në spital në Houston për shkak të një infeksioni.

Zëdhënësi i ish presidentit, Jim McGrath, shkroi në rrjetin tëitter se 93 vjeçari Bush po "u përgjigjet trajtimeve dhe duket se po shërohet". Ai është pranuar të dielën në spitalin Methodist të Houstonit, pas një infeksioni që u përhap në gjak, tha zoti McGrath.

Barbara Bush, u varros të shtunën në një ceremoni në të cilën morën pjesë i shoqi, dhe ish presidentët, Bill Clinton, Barack Obama, George Ë. Bush dhe bashkëshortet e tyre si dhe zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump.

Bushi plak, përdorë një karrocë dhe një skuter elektrik për të lëvizur për shkak të sëmundjes së Parkinsonit dhe i është nënshtruar trajtimit në spital disa herë gjatë viteve të fundit për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

George Herbert Ëalker Bush, shërbeu si presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1989 deri në vitin 1993.

I lindur më 12 qershor të vitit 1924, në Milton të Massachusettsit, ai shërbeu edhe si ligjvënës, drejtor i CIA-s dhe nënpresident i Ronald Reaganit.

Modifikuar më Tuesday, 24 Prill 2018 11:23
Login to post comments