×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Trump: Irani probleme më të mëdha po rinisi programin bërthamor

Tuesday, 24 Prill 2018 19:22

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka paralajmëruar se Irani do të ketë “probleme më të mëdha sesa ka pasur më herët”, nëse rinisë programin bërthamor.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë gjatë takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, Trump ka thënë se marrëveshja bërthamore e arritur më 2015, ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore është “e çmendur”.

Ai ka thënë se marrëveshja nuk bën asgjë për të penguar programin e raketave balisitike të Teheranit dhe mbështetjen që Irani u ofron grupeve militante përgjatë Lindjes së Mesme.

“Pavarësisht se ku shkoni në Lindjen e Mesme, duket se Irani qëndron prapa çdo problemi që ekziston atje”, ka thënë Trump, duke cituar konfliktin në Jemen.

Macron, i cili po tenton që të bindë presidentin amerikan që të mos largohet nga marrëveshja bërthamore, u ka thënë gazetarëve se dëshiron ta frenojë ndikimin e Iranit në rajon.

Trump u ka dhënë afat shteteve evropiane që kanë nënshkruar marrëveshjen, që deri më 12 maj ta përmirësojnë atë, në të kundërtën ai ka kërcënuar se Uashingtoni do të tërhiqet nga pakti bërthaor.

Përveç Shteteve të Bashkuara, të gjitha shtetet nënshkruese të kësaj marrëveshjeje – Rusia, Kina, Britnia, Franca dhe Gjermania– kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë pakt, i cili i mundëson Teheranit lehtësim të sanksioneve në këmbim të frenimit të programit bërthamor./radioevropaelire

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...