Në Itali duket se është arritur marrëveshja për formimin e qeverisë së re, mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Pesë Yjet.
Kryetari i dhomës së deputetëve Roberto Fico, i emëruar nga Presidenti i Republikës si kryenegociator për arritjen e një marrëveshje qeverisëse mes Lëvizjes 5 Yje dhe Partisë Demokratike është takuar me përfaqësuesit e këtyre forcave politike.
PD ka thënë se do të pranojë qeverisjen me Pesë Yjet me kushtin që kjo parti të mbyllë dialogun me Partinë Lidhja e të konfirmojë pamundësinë e një aleance qeverisëse me qendrën e djathtë italiane.
Mbetet për t’u parë nëse Pesë Yjet do të plotësojnë apo jo kërkesat e PD-së.