×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Takimi Trump-Macron sjell ndryshime të reja në paktin për Iranin

E mërkurë, 25 Prill 2018 10:07

Takimi i fundit ndërmjet Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu të tij francez Emmanuel Macron nënkuptoi se mund të ketë një marrëveshje të re për programin bërthamor të Iranit.

Pas bisedimeve në SHBA, Trump, i cili është mjaft skeptik ndaj paktit të firmosur në vitin 2015, tha se mbase do të bëhet një marrvëshje më e madhe. Në të njëjtin kuadër, Macron tha se një pakt i ri, nëse do të ketë një të tillë, duhet të mbulojë programin iranian të raketeva balistike dhe rolin e këtij vendi në Lindjen e Mesme.

Në vitin 2015, Irani ra dakord që të reduktojë programin bërthamor në këmbim të reduktimit të sanksioneve ekonomike. Trump ka qenë gjithnjë kritik i marrëveshjes të cilën e cilësoi një çmenduri edhe para Macronit, i cili udhëtoi drejt Uashingtonit për ta shpëtuar atë. Megjithatë, duket se sharmi francez e pati një farë efekti pozitiv dhe propozimi i Macronit për përmirësimin e paktit të vjetër dhe jo eleminimin e tij, ngjalli interesin e Trump.

Në deklaratën e tij Macron tha se: “Mund t’ju them se patëm një diskutim shumë të sinqertë. Unë jam i hapur për një marrëveshje të re që të adresojë shqetësimet e Presidentit Trump, pa grisur marrëveshjen e vjetër”.

Ndërsa Presidenti Tramp tha: “Mendoj se kemi një mundësi shumë të mirë për të bërë mbase një marrëveshje më të madhe. Një e tillë duhet të ketë themele të forta. Në marrëveshjen e parë, ata duhej të kishin përfshirë Jemenin, Sirinë apo pjesë të tjera të Lindjes së Mesme.

Më 12 maj, Trump duhet të vendosë që të firmosë ose jo zgjatjen e paktit bërthamor dhe Presidenti amerikan nuk la të kuptohet se çfarë do të bëjë. Macron tenton ta shpëtojë këtë pakt, arsye për të cilën do të jetë në Uashington edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, të premten. Mbase mbjellja e një tjetër peme me Merkelin, ashtu si me Macronin, do ta bindë Trumpin t’i bëjë qejfin aleatëve këtë herë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...