×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Spanjë/ Arrestohet grupi i hakerave që vodhën 1 miliardë dollarë në Bitcoin

Tuesday, 24 Prill 2018 19:42

Muajin e kaluar policia Spanjolle arrestoi lider e dyshuar të një bande kibernetike, Denis K, i cili thuhet se ka vjedhur deri në 1 miliardë Euro nga bankat në mbarë botën sipas Europol.

Banda e përbërë nga anëtare të kombësive Ruse dhe Ukrainase merrnin nën kontroll rrjetet kompjuterike të bankave duke vënë në shënjestër punonjësit e tyre me metoda peshkimi dhe si rezultat infektuar kompjuterat.

Sapo fituan akses në serverët e bankave, ata tërhiqnin para nga ATM-të e tyre.

Grupi gjithashtu thuhet se ka ndërtuar një fermë Bitcoin për të pastruar paratë sipas autoriteteve.

Pas një bashkëpunimi të ngushtë mes forcave të policisë në SHBA, Azi dhe Evropë, grupi kriminal dhe lideri i dyshuar i tyre u prangosën në Alicante të Spanjës.

Kjo organizatë kriminale është aktive që nga 2013-ta dhe ka anëtarë nga të paktën 40 shtete të cilët kanë kryer sulme ndaj 100 institucioneve financiare tha Europol.

Ministria e Brendshme Spanjolle bëri të ditur se u ishin sekuestruar sende me vlerë 500,000 euro, dy makina luksoze dhe dy shtëpi me vlerë 1 milion Euro.

Autoritetet kanë ngrirë llogaritë bankare që bartin emrat e tyre. Banka kishte konvertuar paratë në 15,000 bitcoin në bursa të ndryshme në Rusi dhe Ukrainë përpara se të transferoheshin në llogaritë e tyre.

Login to post comments