Spanjë/ Sekuestrohen 8.7 ton kokainë

E mërkurë, 25 Prill 2018 15:43

Në jug të Spanjës  janë sekuestruar afro 9 ton kokainë e cila ishte ngarkuar në një kontenier që transportonte banane nga Kolumbia.

Sipas policisë kjo është ngarkesa më e madhe e drogës e sekuestruar ndonjëherë nga autoritetet dhe që hyn në Evropë.

Sasia e sekuestruar saktësisht 8.74 ton kokainë, u gjet e fshehur mes 1080 kutive të babaneve në një anije.

Gjë e cila ka sjellë reagimin e Ministrit të Brendshëm Spanjoll i cili thotë se kjo është ngarkesa më e madhe e sekuestruar ndonjëherë në mbarë Evropën.

Në këtë aksion policia ka arrestuar 6 persona që i përkasin këtij rrjeti trafikantësh, 4 në Spanjë dhe 2 në Francë.

Përmes një deklarate të lëshuar nga qeveria Kolumbiane thuhet se ngarkesa i përket Klanit të Gjirit, që është kthyer në kartelin më të madh të trafikut të drogës në Kolumbi.

Login to post comments