Pamjet e filmuara nga një kabinë në aeroportin Jizan të Arabisë Saudite treguan një pilot që luftonte për të kontrolluar një aeroplan komercial në kushte pothuajse zero të shikueshmërisë.
Një stuhi shumë e fuqishme rëre përfshiu pistën.
Nga erërat e forta, avioni me pasagjerë preku tokën derisa rëra po mbulonte pistën, ndërsa ishte mbuluar edhe dielli.
Ndërsa avioni u ngadalësua në asfalt ai u zhduk pothuajse fare.
Më pak se 40 milje nga kufiri i Jemenit, Jizan ka qenë në qendër të konfliktit midis forcave ushtarake saudite dhe rebelëve të Jemenit Houthi ditët e fundit.