Kohët e fundit janë shtuar shumë tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, ku problemi kryesor lidhet me mbajtjen në burg të dy ushtarëve grekë të arrestuar dy muaj më parë në kufi.
Arrestimi pasoi me fërkime në kufirin detar ku ahpesh anijet dhe avionët respektiv rivalizojnë njeri-tjetrin.
Përmes një shkrimi me titull: “Vallëzimi i avionëve spiun turq në Egje“, portali i profilizuar për lajmet mbi ushtrinë, onalert.gr shkruan se gjatë ditëve të fundit, avionët turq kanë hyrë dhe kanë dalë si ua ka dashur qejfi në hapësirën ajrore greke në Egje.
“Numri i shkeljeve tani ka kaluar në tregues dyshifror”, shkruan portali në fjalë.
Greqia dhe Turqia kanë probleme për shkak të ishujve në Egje, gjë e cila sjell shpesh tensione mes dy vendeve.