Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha se çështja e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë duhet të zgjidhet urgjentisht, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të vizitës së tij në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, Juncker iu drejtua me një fjalim deputetëve në parlamentin grek, ku mes tjerash foli edhe për mosmarrëveshjen e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë.
Duke theksuar se Greqia gjeografikisht gjendet në një pozitë të veçantë, ai tha se nuk duhet të përsëriten tragjeditë të cilat kanë ndodhur në vitet e 90-ta në Ballkan.
Presidenti i KE-së tërhoqi vëmendjen në atë se shtetet e Ballkanit para se të hyjnë në Bashkimin Evropian (BE) duhet të zgjidhin problemet e tyre kufitare.
“Thirrja e komisionit ndaj Shqipërisë dhe FYROM-it (Maqedonisë) për negociata, nuk nënkupton se jep datë për anëtarësim. Nuk duhet t’i vlerësojmë deklaratat joreale. Të gjithë do të vlerësohen në mënyrë objektive”, tha Juncker.
Juncker theksoi se çështja e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë është një çështje që duhet të zgjidhet urgjentisht
Ndërkohë, para fjalimit të tij në parlamentin e Greqisë, Juncker u takua me kryeministrin grek, Aleksis Tsipras.