Nëpërmjet një postimi në Twitter, Presidenti Amerikan, Donald Trump ka shprehur mbështetjen e tij për kandidaturën e Shteteve te Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë për organizmin e Botërorit 2026.
“SHBA, ka ndërtuar një kandidaturë të fortë bashkë me Kanadanë dhe Meksikën për botërorin e 2026”, shkruan Trump. “Do të ishte një mekat që kombet të cilat ne i mbështesim rregullisht të vendosnin të bashkohen kundër kandidaturës tonë. Nuk shoh përse në duhet të mbështesim ende këto kombe kur ata nuk janë nga ana jonë, përfshi edhe OKB-në”.
Në kohën e hedhjes së kësaj kandidature, presidenti i federatës amerikane të futbollit Sunil Galati deklaroi se kishin mbështetjen e plotë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. “Presidenti është totalisht në anën tonë dhe na ka inkurajuar të kandidojmë. Madje sipas tij Trump ishte i kënaqur që në këtë projekt merrte pjesë edhe Meksika” pasi deklaruar galati. Duket qartë se për Donald Trump muri me fqinjin jugor nuk duhet të ekzistojë kur bëhet fjalë