Ishte bërë i bujshëm lajmi, se ditën e sotme do të takoheshin liderët e dy Koreve, për të arritur marrëveshjen historike.
Ato kanë rënë dakort në shkatërrimin e gadishullit bërthamor që është ndërtuar mes tyre që nga lufta e 1953 dhe gjithashtu edhe të shtyjnë Traktatin e Paqes mes tyre. Dy liderët aziatikë janë takuar ditën e sotme për herë të parë për të bërë me dije vendosjen e paqes midis tyre, ndërsa është fimosur edhe marrëveshja e shumëpritur kundër armëve bërthamore.
Njoftimi për rënien dakort midis dy vendeve të cilat prej dekadash nuk kanë asnjëlloj kontakti mes njëra-tjetrës, është dhënë nga vetë liderët Kim Jong-un i Veriut dhe Jaon-in i Jugut.
E gjithë kjo vizitë e suksesshme është arrirë vetëm pak muaj pas deklaratave të Kim Jong-un për mundësinë e sulmit me armë bërthamore.
Mësohet se marrëveshja përfshinte edhe pika plani për bashkimin e familjeve që kanë mbetur të ndara në mes të kufinjve, si dhe nxitjen e bisedimeve trepalëshe së bashku me Kinën dhe SHBA.