“Shkupit do t’i bëhet ftesë për anëtarësim në NATO kur të zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë, ashtu siç e ka përcaktuar Deklarata e samitit të Bukureshtit, në vitin 2008”, deklaroi ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, pas takimit të ministrave të Jashtëm të aleancës, në Bruksel.
Sipas deklaratës së NATO-s, të 3 prillit 2008, aleanca “do të bëjë një ftesë për Shkupin sapo të arrihet një zgjidhje e pranueshme nga dy palët për çështjen e emrit”, raporton atsh.
Në kuadër të takimit të NATO-s, Kotzias zhvilloi bisedime edhe me homologët e tij nga Norvegjia, Shqipëria dhe Turqia.