×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

“Shakaja” e burrit ndaj gruas përfundon me 5 të plagosur

Hënë, 30 Prill 2018 13:09

Një “shaka” që një burrë pretendon se ka bërë ndaj bashkëshortes ka përfunduar me daljen nga rruga të dy makinave dhe plagosjen e 5 personave, përfshirë edhe të një bebeje 8 muajshe.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Duzce të Turqisë, ku Baris Bas pasi ka parë në rrugë bashkëshorten e tij me makinë, duke bërë “shaka” i është afruar tej mase me makinën e tij.

Gruaja Gulcan Bas, në panik e sipër ka përplasur makinën e një tjetër personi para saj dhe të dyja makinat sëbashku kanë dalë jashtë rruge.

“Hurriyet” raporton se makina e gruas është përplasur me një shtyllë elektrike në anë të rrugës, ndërsa makina tjetër ka fluturuar në shtratin e një përroi. Në aksident kanë mbetur të plagosur bashkëshortja e Baris Bas, Gulcan Bas dhe shoqja me të cilën ishte në makinë. Ndërsa nga makina tjetër kanë mbetur të plagosur burri me bashkëshorten dhe me fëmijën 8 muajsh.

Të gjithë të plagosurit u dërguan në spital, ndërsa bashkëshorti që pretendon se po bënte shaka me bashkëshorten, është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit të rëndë.  Autoritetet kanë nisur hetimin për zbardhjen e plotë të aksidentit.2-34.jpg3-27.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...