×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

New York Times: Pompeo, thirrje Arabisë Saudite: Fund bllokadës ndaj Katarit

Hënë, 30 Prill 2018 13:36

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo, gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite të dielën, i bëri thirrje kësaj të fundit të heqë bllokadën e vendosur ndaj Katarit, – theksoi “New York Times” në numrin e saj të djeshëm në një raport rreth turit rajonal në Lindjen e Mesme që po zhvillon rreth Sekretari i ri i Shtetit.

Gazeta amerikane tha se “ndërkohë që Arabia Saudite planifikon të hapë një hendek përgjatë kufirit të saj me Katarin, dhe kthimin e zones kufitare në një vend për hedhjen e mbeturinave bërthamore, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo mbërriti në Riad në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, duke mbartur një mesazh të thjeshtë: Mjaft është mjaft”.

 

“Durimi i Uashingtoni ndaj asaj që e konsideron si konflikt agresiv brenda Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit ka filluar të ngushtohet ndjeshëm” – shkroi New York Times, dhe citoi një zyrtar të lartë nga Departamenti i Shtetit – pa zbuluar identitetin e tij – të thotë se Pompeo ia bëri të qartë Ministrit të Jashtëm Saudit Adel Al Jubeir se “mosmarrëveshjet duhet të marrin fund”.

Kriza e Gjirit nisi pasi Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti, ndëprenë lidhjet e tyre me Katarin më 5 qershor (2017), dhe vendosën një bllokadë totale nga toka, ajri dhe deti ndaj Dohas, pas një fushate të gjerë akuzash të pabaza, para se Kuvajti të ofronte ndërmjetësimin e tij për zgjidhje. New York Times raportoi se paraardhësi i Pompeo-s, ish Sekretari Rex Tilerson, kaloi një periudhë të gjatë të mandatit të tij duke u përpjekur të ndërmjetësonte në zgjidhjen e kontradiktave të Gjirit, por pa sukses.

Gazeta tha se “sauditët të cilët e ndjekin me kujdes dinamikën e pushtetit në Uashington, e dinin se marrëdhënia e Tillerson me Presidentin Trump ishte e tensionuar, dhe prandaj u injorua, sidomos në ditët e para të konfliktit ku Trump mbajti anën e sauditëve”.

“Pompeo është më afër Trump, dhe për këtë arsye është një numër i vështirë”,- shtoi New York Times duke theksuar edhe pritjen e Presidentit Amerikan për Emirin e Katarit Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani në Dhomën Ovale, në një takim ku Trump nuk e fshehu mbështetjen e fuqishme për Katarin.

Sipas gazetës, Pompeo erdhi në Riad me të njëjtin mesazh për Al Jubeir (Ministrin e Jashtëm Saudit), me të cilin u takua në aeroport gjatë pritjes së tij të shtunën pasdite, dhe për Princin e kurorës Mohammed bin Salman, të cilin e takoi më vonë të shtunën, si dhe për Mbretin Selman me të cilin u takua të dielën. Mesazhi ishte “Ndaluni!”.

Modifikuar më Hënë, 30 Prill 2018 16:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...