Propozimi i Michel: Të çojmë një përfaqësues për të “kontrolluar” nga afër Shqipërinë

E Enjte, 03 May 2018 20:29

Një i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor mund të kontribuojë në stabilizimin e rajonit.

Ishte kjo deklarata e kryeministri belg Charles Michel, të enjten gjatë një debati në Parlamentin Europian.

“Duke u kthyer nga një mision në Shqipëri dhe Serbi u binda se Evropa nuk mund të jetë e kënaqur të jetë thjesht një lehtësuese”, tha kryeministri belg gjatë fjalimit në Bruksel.

Sipas tij, BE duhet të dërgojë një të dërguar të posaçëm në Ballkan për “të ndihmuar të krijojë një perspektivë stabiliteti” në rajon.

I dërguari duhet të jetë i pajisur me “legjitimitet politik”, shtoi Michel, sipas të cilit ish shefat e shtetit apo qeverisë mund të kenë besueshmërinë për të luajtur një rol të tillë.

“Ne duhet të shmangim që në një kohë të caktuar të ballafaqohemi me një përshkallëzim”, përfundoi ai.

Propozimi i tij u mirëprit nga Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

Perspektiva e zgjerimit të Bashkimit Evropian në vendet e Ballkanit Perëndimor është kthyer në agjendën politike të evropianëve për disa muaj tani. Një samit informal mbi këtë temë do të mbahet më 17 maj në Sofje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...