Një zjarr i madh dhe një një seri shpërthimesh, u regjistruan sot në një depo municionesh pranë Kharkivit, në afërsi të territoreve separatiste në lindje të Ukrainës, njoftuan autoritetet.
Arsyet e shpërthimit të zjarrit mbeten ende të panjohura, ndërkohë po kryheshin çminime në një depo në Balakliïa, e cila edhe një vit më parë regjistroi një incident të ngjashëm, saktësoi Ministria e Mbrojtjes.
”Shpërthimet dëgjoheshin çdo 15 deri në 20 sekonda”, u shpreh për median një gazetare e zonës.
Administrata rajonale e Kharkivit njoftoi evakuimin e një lagjeje që ndodhet në afërsi të depos.
Ky është rasti i pestë i shënuar në tre vite që përfshin një depo të ushtrisë ukrainase, e angazhuar prej vitit 2014 në një konflikt në Lindje me separatistët prorusë.