Hawaii, vendi më i preferuar për të kaluar pushimet verore, në veçanti nga vipat ka shpallur sot gjendjen emergjente.
Shaka për këtë është bërë vullkani i malit Kilauea, i cili ka shpërthyer pranë një zone banimi në ishullin më të madh të Hawaii-t, duke detyruar autoritetet të evakuojnë 1700 banorë.
BBC raporton se lava kishte dalë nëpër rrugë si një perde e madhe zjarri dhe se i gjithë vendi vinte erë squfur dhe drunj të djegur.
Zyrtarët i kishin paralajmëruar banorët gjatë gjithë javës dhe ata do duhej të ishin përgatitur për t’u shpërngulur.