Në disa shtete në Afrikë, si Malawi, besimi tek magjia është aq i theksuar sa vijojnë me flijimet njerëzore. E në praktikat e tyre, një person Albin, është një porcion për të realizuar magjinë. E fatkeqësisht 22 të tillë janë vrarë në 4 vitet e fundit në Malawi.
11 persona janë arrestuar për rastin më të fundit, ku 22-vjeçari McDonald Masambuka u gjet i pajetë disa ditë pasi rezultonte i zhdukur. E mes të akuzuarve është edhe një prift katolik, si dhe efektivë policie e një mjek ligjor.
Por pavarësisht ritualëve të vjetra, pjesa më e madhe e opinionit publik ka kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje për autorët e këtyre ngjarjeve, të cilët me reformat e viteve të fundit dënohen me maksimumi 20 vite burg.