Ditën e sotme, në orën 14 pritet vendimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nëse Uashingtoni do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin.
Presidenti amerikan e bëri të ditur këtë nëpërmjet një postimi në Twitter.
“Do të njoftoj për vendimin tim mbi marrëveshjen me Iranin nesër nga Shtëpia e Bardhë në orën 14”, ka shkruar Trump në Twitter.
Presidenti amerikan është kritikues i marrëveshjes së arritur më 2015, në mes të Iranit dhe fuqive botërore, e cila i mundëson Teheranit lehtësim të sanksioneve në këmbim të frenimit të programit bërthamor.
Trump ka thënë se Irani ka shkelur “shpirtin e marrëveshjes”, shkruan rel.
Ndërkaq, presidenti iranian, Hassan Rohani më herët ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se “do të pendohen” nëse tërhiqen nga pakti bërthamor.