Presidenti Trump mirëpriti tre amerikanët e liruar nga Koreja e Veriut

E Enjte, 10 May 2018 17:01

Presidenti amerikan Donald Trump dhe nënpresidenti Mike Pence, ishin në mesin e të tubuarve për të pritur tre amerikanët e liruar nga burgjet në Korenë e Veriut, të cilët arritën në bazën ajrore Andrews afër Uashingtonit.

Presidenti Trump tha se kthimi i amerikanëve të burgosur "paraqet një zhvillim shumë të rëndësishëm për vendin, njerëzit nuk kanë menduar kurrë se diçka e tillë mund të ndodhë". Ai e falënderoi udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, për lirimin e tre amerikanëve duke theksuar se beson që Kim dëshiron një marrëveshje për çarmatimin bërthamor të gadishullit korean. Avioni me të cilin po udhëtonin Tony Kim, Kim Hak Song dhe Kim Dong Chul, zbriti pak para orës 3 sipas kohës lokale (ora 9 sipas kohës së Evropës qendrore) dhe u ndal para një flamuri gjigant amerikan që mbahej mbi shkallët e dy kamionëve të zjarrfikësve. Presidenti Trump dhe bashkëshortja e tij Melania, hipën në avion për të takuar grupin.

Ata u larguan nga Koreja e Veriut në avion me sekretarin e shtetit, Mike Pompeo, për t'u transferuar më pas në një avion tjetër gjatë një ndalese ne Japoni. Dy prej tre koreano-amerikanëve Tony Kim dhe Kim Hak Song po jepnin mësim në universitetin për Shkencën dhe Teknologjinë në Phenian kur u arrestuan. Ata u ndanë veçmas në vitin 2017 dhe u akuzuan për pjesëmarrje në aktivitetet anti-shtetërore si dhe përpjekje për përmbysje të qeverisë.

I burgosuri i tretë, Kim Dong Chul, u arrestua në një zone në verilindje të Koresë së Veriut në tetor të vitit 2015. Ai u dënua me 10 vjet punë të rëndë në burg në vitin 2016 i akuzuar për spiunazh. Të tre ata shprehën "mirënjohjen e thellë për qeverinë amerikane, presidentin Trump, sekretarin Pompeo dhe popullin e Shteteve të Bashkuara" për kthimin e tyre. Derisa ishte në Korenë e Veriut, sekretari Pompeo u takua me udhëheqësin Kim Jong Un për 90 minuta, takimi i dytë i tyre në më pak se një muaj, derisa presidenti Trump dhe Kim po përgatiten për takimin ndërmjet tyre.  Presidenti Trump tha të enjten herët në mëngjes se brenda tri ditësh do të shpaloset koha dhe vendi i takimit, por ai nuk do të mbahet në zonë e çmilitarizuar ndërmjet dy Koreve, siç ishte paralajmëruar më herët. /VOA/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...