Fëmijët duhet të kujdeseshin për të parën dhe të "trajtonin keq" tjetrën.
Pas 30 ditësh, rezultatet ishin të dukshme: jeshile dhe krenare njëra, e sëmurë dhe me gjethe të thara tjetra.
Eksperimenti "Bulizo një bimë" u ideua nga Ikea në Dubai për të rizgjuar ndërgjegjen e fëmijëve dhe adoleshentëve mbi dhunën verbale dhe fizike dhe përfundoi më 4 maj, ditën kundër bulizmit.
Dy bimët morën të njëjtën sasi uji, drite dhe kujdesi. Ndryshimi i vetëm ishte sjellja e nxënësve të shkollës në drejtim të tyre.
Nëse nga një anë kishte përkëdhelje, komplimente dhe fjalë inkurajimi, nga ana tjetër kishte ofendime dhe përbuzje.
Djemtë dhe vajzat u inkurajuan për të regjistruar fjalët që u thoshin bimëve, si personalisht, ashtu edhe me anë të rrjeteve sociale, në mënyrë që zërat e tyre të mund të dëgjoheshin 24 orë në 24.
Pas 30 ditëve, më 4 maj, të gjithë u thirrën për të parë me sytë e tyre pasojat e fjalëve të ndryshme mbi bimët.
Nëse bima që kishte marrë komplimente vazhdonte të rritej dhe të kishte ngjyrë të gjelbër të shndritshme, tjetra ndërkohë luftonte për jetën dhe dukej e sëmurë dhe me gjethe të thara.
Ashtu si me bimët, këtë pëson ai që është pre' e bulizmit, qoftë ky fizik apo verbal.