Një zonë e maleve në Andet e Venezuelës veriperëndimore është mbuluar nga dëbora, një ngjarje e pazakontë për këtë kohë të vitit. Vendorët kanë mbetur të tronditur nga magjia e majit.
Banorët e Meridës, qytet i epokës koloniale në malin Pico El Aguila, po festojnë borën e rënë duke ndarë fotografitë në Twitter. Për shkak të lartësisë së madhe, zona zakonisht mbulohet me dëborë gjatë muajve korrik dhe gusht.
Pika e malit është e vendosur më shumë se 4.000 metra mbi nivelin e detit, ku temperatura mesatare është pesë gradë Celsius. Në këtë mal ka nivel të ulët të oksigjenit në atmosferë, duke e bërë atë një vend relativisht jo-mikpritës, krahasuar me kryeqytetin e vendit Karakas, i cili ka temperatura mesatare 23 gradë.
Një alpinist i pasionuar udhëtoi për në ujëvarën e ngrirë në Pico Humboldt, maja e dytë më e lartë në Venezuelë, për të rrëmbyer disa fotografi.
Shteti i Meridës, në Venezuelën perëndimore, është pjesë e Cordillera de los Andes, zinxhiri më i gjatë malor në botë.