Pas vendimit të Trump/ Izraeli festiv, përgatitje për përurimin e Ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem

Diel, 13 May 2018 15:30

Izraeli po përgatit një seri aktivitetesh për të festuar nga kjo e dielë hapjen e Ambasadës së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jerusalem, një lëvizje kjo që nxiti protesta të shumta mes palestinezëve dhe shtoi frikën për shpërthimin e mëtejshëm të akteve të dhunshme.

Mes festimeve të Ditës së Jerusalemit, në 51-vjetorin e asaj që vendi hebre i referohet si “unifikim” i qytetit pas luftës së vitit 1967, një vend të posaçëm do të ketë edhe pritja “gala” e së hënës dedikuar ambasadës, që do të përfshijë një delegacion të udhëhequr prej vajzës së presidentit Trump, Ivanka, këshilltarit të tij e njëkohësisht dhëndrit Jared Kushner, si dhe Sekretarit të Thesarit, Steven Mnuchin.

Dhjetëra diplomatë të huaj pritet të marrin pjesë gjithashtu, edhe pse shumë ambasadorë të vendeve të Europës, të cilët e kundërshtojnë këtë lëvizje, do të mungojnë. Hungaria, Republika Çeke dhe Rumania raportohen të kenë bllokuar deklaratën e përbashkët të BE-së mbi këtë çështje. Izraeli pushtoi Jerusalemin lindor në luftën e Lindjes së Mesme të ’67-s, lëvizje që u pasua me aneksimin e saj, por që nuk u njoh ndërkombëtarisht. Palestinezët pretendojnë që Jeruzalemi lindor të jetë kryeqyteti i shtetit të ardhshëm të tyre, ndaj dhe zhvendosjen e Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në qytetin e kontestuar e konsiderojnë si një lëvizje thellësisht të njëanshme që zhvlerëson Shtetet e Bashkuara si një ndërmjetësues paqeje në Lindjen e Mesme.

Vendimi i muajit dhjetor nga Trump, për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, shkaktoi muaj të tërë protestash në territoret palestineze. Protestat e përjavshme në kufirin mes Izraelit e Gazës pritet të kulmojnë të hënën, paralelisht me festimet në Jerusalem. Që prej 30 marsit, 42 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite gjatë protestave të përjavshme, që mbi të gjitha kishin për objektiv bllokadën disa dekadëshe ndaj Rripit të Gazës, e mbi 1.800 të tjerë janë plagosur.

Sundues të Gazës, udhëheqësit e Hamasit kanë udhëhequr protestat që do të kulmojnë këtë javë me 70-vjetorin e asaj që palestinezët e quajnë “nakba”, apo katastrofë, duke iu referuar çrrënjosjes masive të tyre gjatë luftës së Lindjes së Mesme dhe themelimit të Izraelit në vitin 1948. Organizatorët theksojnë se ata mund të tentojnë të thyejnë kufirin me Izraelin.

Megjithatë, vendi hebre ka ritheksuar të drejtën e tij për të mbrojtur kufijtë, e ka akuzuar Hamasin se po shfrytëzon protestat si “mbulim” për të sulmuar Izraelin. Të shtunën, forcat izraelite shkatërruan atë që konsiderohej si tuneli i 6 i Hamasit i zbuluar në po kaq muaj. Grupet e të drejtave të njeriut lëshojnë alarmin se, përdorimi i mundshëm i forcës vdekjeprurëse kundër protestuesve të paarmatosur është diçka e jashtëligjshme.

Por, pavarësisht gjithçkaje, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të festojë vendimmarrjen e Trumpit. “Presidenti Trump premtoi ta njihte Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe e mbajti fjalën. Ai premtoi ta zhvendoste Ambasadën e SHBA-ve në Izrael dhe po e bën këtë. Sigurisht që do ta festojmë këtë ditë, me një festë të vërtetë ditën e nesërme”, tha ai gjatë një takimi të përjavshëm të kabinetit qeveritar.

Shumica e vendeve, gjithsesi, kanë vijuar t’i mbajnë ambasadat e tyre në qytetin bregdetar të Tel Avivit, e jo t’i zhvendosin ato në qytetin e shenjtë të kontestuar, të Jerusalemit. Të vetmet që do të pasojnë vendimin e Trumpit janë Guatemala dhe Paraguaji.

Modifikuar më Diel, 13 May 2018 15:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...