×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Pence paralajmëron Kim Jong-unin: Mos luaj me Trumpin!

Tuesday, 22 May 2018 09:07

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, paralajmëroi liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un që të mos përpiqet të mashtrojë Presidentin Donald Trump nëse ata takohen muajin e ardhshëm.

Pence tha se një lëvizje e tillë do të ishte një gabim i madh nga lideri koreano-verior. Komentet e Pence vijnë ndërsa mediat amerikane raportojnë se nëpunësit e administratës Trump po bëhen gjithnjë e më skeptikë për mundësinë e zhvillimit të takimit mes dy liderëve, megjithëse përgatitjet vazhdojnë.

Pence, në intervistën e tij për “Fox News”, tha se, nëse Koreja e Veriut nuk bën një marrëveshje bërthamore, ajo mund të përfundojë si Libia, duke kërcënuar hapur regjimin e Penianit. Ish-lideri i Libisë, Muamar Gadafi bëri një marrëveshje me Perëndimin në vitin 2003 për t’i dhënë fund programit të tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve dhe 8 vjet më vonë u vra nga rebelët që mbështeteshin nga Perëndimi.

“Ne shpresojmë për një zgjidhje paqësore. Presidenti është i hapur për zhvillimin e samitit dhe do të vazhdojë në këtë rrugë, pa ndryshuar pozicionin për çarmatosje të plotë bërthamore dhe pa hequr dorë nga fushata ekstreme e presionit që po ushtrojmë”,- theksoi Pence.

Zëvendëspresidenti tha gjithashtu se Trump është i gatshëm të braktisë takimin, pasi nuk shqetësohet për marrëdhëniet me publikun, por për paqen. Sipas “New York Times”, Presidenti amerikan po pyet të gjithë këshilltarët e tij nëse duhet të vazhdojë me planin për t’u takuar me Kim Jong-unin apo jo.

Modifikuar më Tuesday, 22 May 2018 09:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...