Arqipeshkvi katolik Philip Wilson, i cili fshehu abuzimet seksuale me fëmijët në vitet 1970 është shpallur fajtor nga gjykata australiane. Kështu arqipeshkvi konsiderohet si zyarti më i lartë i Kishës Katolike në botë dënohet për një vevpër penale.
U zbulua se ai kishte mbuluar abuzimin me djemtë e altarit nga prifti pedofil, koleg i tij, në Neë South ales. Gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor ai i ka mohuar akuzat dhe pas marrjes së vendimit nga ana e gjykatës është shprehur se do të shqyrtojë të gjitha hapësirat ligjore për të kundërshtuar vendimin.
Muajin e kaluar, Wilson tha në Gjykatën vendore të Neëscastle se ai nuk kishte dijeni për veprimet e priftit James Fletcher që ndodhën kur ai ishte prifti ndihmës në Maitland, 130 km larg në veri të Sidney. Prifti abuzues Fletcher u dënua më pas në 2004 për 9 raste abuzimi me fëmijët dhe vdiq në burg në vitin 2006.
Një nga viktimat e tij, ish djali i altarit Peter Creigt, tha se ai e kishte rrëfyer abuzimin me detaje në vitin 1976 tek Ëilson, pesë vjet pasi i kishte ndodhur. Gjyqtari Robert Stone e besoi se z. Creight ia kishte treguar Wilson se ishte abuzuar dhe ia hodhi poshtë pretendimet këtij të fundit se nuk i kujtohej biseda; gjyqtari tha se dëshmitari, i abuzuari që fëmijë nga prifti, ishte i besueshëm. Prifti e dinte se ajo që ai po dëgjonte ishte një pohim i besueshëm dhe e akuzoi se ai kishte dashur të mbronte reputacionin e tij dhe Kishën.