×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Qeveria e re e Italisë/ Pikëpyetja më e madhe e presidentit Mattarella është...

Tuesday, 22 May 2018 15:34

Presidenti i Italisë

Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, pas konsultimeve të së hënës gjatë së cilës M5s dhe Lega propozuan emrin e Giuseppe Conte-s për kryeministër, ka marrë kohën që i nevojitet për konsultime.

Mediat italiane shkruajnë sot se ai është takuar me presidentët e Dhomës dhe Senatit, përkatësisht Roberto Fico dhe Maria Elisabetta Alberti Casellati. Takimet ishin të ndara dhe zgjatën rreth gjysmë ore secili. Megjithatë asnjëri prej tyre nuk u prononcua për mediat me të dalë nga Presidenca. Mediat shkruajnë se Presidenti ka marrë kohë dhe ka kryer takimet e nevojshme për të qenë jo vetëm në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, por edhe për të zgjedhur që kryeministër që do bindë BE-në.

PIKËPYETJET E PRESIDENTIT

Dyshimet janë të shumta: Koha që po kërkon Presidenti Mattarella synon të sjellë negociatat për krijimin e qeverisë së re në një kuadër sa më formal. Presidenti nuk mund të vinte firmën e tij mbi një paketë tashmë të mbyllur në respekt të Kushtetutës, e cila siguron prerogativa shumë specifike si për kreun e shtetit ashtu edhe për kryetarin e këshillit. Deri më tani ai ka ndjekur një rrugë për të siguruar një qeveri të re në përputhje me përgjigjet e sondazheve dhe kjo është linja që do të vazhdojë të ndjekë. Por në pajtueshmëri të plotë me normat dhe praktikat kushtetuese si dhe nga shqyrtimi i situatës ekonomike dhe sociale të vendit dhe angazhimet ndërkombëtare, shkruan “La Repubblica”.

FRIKA E BE

Ndërkohë që në Itali politika është e përqendruar tek krijimi i qeverisë së re, paralajmërimet e BE-së për mbajtjen e llogarive publike bëhen gjithnjë e më të forta. I  fundit është ai i nënkryetarit të Komisionit të BE-së, Valdis Dombrovskis, i cili në një intervistë me Handelsblatt thotë: “Ne besojmë se është shumë e rëndësishme që qeveria e re të ruajë kursin e saj dhe të ruajë me përgjegjshmëri politikën e saj të buxhetit” . Kjo është e nevojshme pasi “Italia ka borxhin e dytë më të lartë publik pas Greqisë”. Edhe Ministri i Punëve të Jashtme i Luksemburgut, Jean Asselborn, gjatë Këshillit të Tregtisë së BE, shprehu frikën: “Unë shpresoj se presidenti i Republikës Sergio Mattarella” nuk do lejojë që “qeveria e re italiane” të shkatërrojë të gjithë punën e bërë vitet e fundit “në BE” nga kriza financiare deri më sot. E dëshiroj si për Italinë dhe për ne”.

PROFILI I GIUSEPPE CONTES

Por kush është Giuseppe Conte, pedagogu që po bën Presidentin italian të mendohet ndërkohë që ka marrë dakordësinë e Salvinit dhe Di Maios.

Giuseppe_Conte

Pedagogu i së drejtës private në Universitetin e Firences, ka lindur në Foggia, në vitin 1964. Ai është diplomuar në drejtësi në universitetin “La Sapienza” me nota maksimale. Ka qënë anëtar i disa fondacioneve dhe agjencive shtetërore.

Në vitin 2013, me vendim Parlamenti është zgjedhur anëtar i Këshillit të Presidencës së Drejtësisë Administrative. Në atë rast bëri bujë CV-ja e tij me 18 faqe.

Para afrimit me Lëvizjen Pesë Yjet, Conte ka gëzuar simpatinë edhe të ish-kryeministrit Mateo Renzi. Ai është edhe hartuesi i programit elektoral në sistemin e drejtësisë për Lëvizjen 5 Yje. Në të shkuarën e tij politike Giuseppe Conte ka qenë i lidhur me të majtën italiane.

Sistemi i drejtësisë i propozuar nga ai eliminon në mënyrë drastike burokracinë ligjore që deri më sot dominojnë Italinë. /Ballkanweb.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...