×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Londra, “lavatriçja” e Rusisë/ Pastron paratë e individëve të lidhur me Kremlinin

Tuesday, 22 May 2018 17:47

Komisioni i Punëve të Jashtme në Mbretërinë e Bashkuar, bëri të ditur në një raport se Londra po përdoret si një bazë e aktiveve të korruptuara të individëve të lidhur me presidentin rus Vladimir Putin dhe Kremlinin. 

“Përdorimi i Londrës si bazë për paratë e pista të individëve të lidhur me Kremlinin, është tashmë e qartë se përfshihet në një strategji më të gjerë të Rusisë dhe ka pasoja për sigurinë kombëtare”, shkruhet në raportin “Korrupsioni Rus në Mbretërinë e Bashkuar.

Raporti nënvizon se lufta kundër pastrimit të parasë në Londër duhet të jetë një prioritet i politikave të jashtme të Britanisë.  Komisioni deklaroi se asetet e ruajtura dhe pastruara në Londër, në mënyrë direkte dhe indirekte, mbështesin fushatën e Putin për të shkatërruar sistemin ndërkombëtar të rregullave,  përkeqësojnë marrëdhënien me aleatët dhe dëmtojnë rrjetet që mbështesin politikat e jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

Megjithatë,  sipas publikimit, Britania po hesht gjithashtu mbi rolin e Londrës në fshehjen e të ardhurave të korrupsionit të lidhur me Kremlinin.   Komisioni deklaroi se autoritetet vendase duhet të ndërtojnë një strategji koherente  dhe pro-aktive për Rusinë, të drejtuar nga Zyra e Jashtme dhe Commonwealth-it. Megjithatë, roli i Londrës në pastrimin e parasë nuk  është surprizues, ndërkohë që qyteti njihet gjerësisht si baza e të pasurve rusë, përfshirë oligarkët dhe biznesmenët.

Komisioni e quajti Londrën “lavatriçja” e aktiveve të korruptuara të Rusisë.  Sipas raportit, ndër masat që mund të merren janë fuqizimi i sanksioneve kundër individëve të lidhur me regjime armiqësore,  si dhe themelimin e një regjistri për zotërimet e  kompanive të huaja që mund të ekspozojnë individë që blejnë prona nëpërmjet kompanive “offshore”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...