Gjermani, gjobë prindërve që nuk çojnë fëmijët në shkollë, por...

Premte, 25 May 2018 10:06


Marrja e fëmijëve në pushime në një ditë që shkolla nuk është e mbyllur në mënyrë eksplicite nga shkollat ​​mund t’i kushtojë prindërve në Gjermani. Dhe jo në një kuptim metaforik, por financiar, me gjoba deri në 10 mijë euro.
Do të jetë vetë Policia që ka marrë një mandat nga autoritetet lokale të arsimit për të bërë kontrolle sistematike për të gjithë fëmijët që udhëtojnë, madje edhe të shoqëruar, në ditët e shkollës: nëse familjet do të kapen duke udhëtuar me fëmijët e tyre në ditët e shkollës dhe nuk do të paraqesin një arsye të vlefshme se përse kanë lënë mësimin fëmijët e tyre, prindërit do të gjobiten.  Rasti doli në pah gjatë festës së fundjavës të 19 majit, që në Gjermani parashikon mbylljen e shkollave.
Në ato ditë, sidoqoftë, lëvizja është shumë e shtrenjtë (deri në 40% më shumë), kështu që shumë në Gjermani zgjedhin të zgjasin pushimet një ose dy ditë më shumë, në mënyrë që të dalin nga koha e pikut dhe të paguajnë më pak. Por, në sytë e policisë që mbikëqyr frekuentimin e rregullt të shkollës, për të kursyer tek pagesa e fluturimeve nuk është një arsye e vlefshme për të mos shkuar në shkollë.
Kështu që 20 familje u morën në pyetje në aeroportet e Memmingen, Nuremberg dhe Mynih.
Edhe pse ata kanë qenë të autorizuar të largohen, atyre u kërkohet të çojnë në stacionet e policisë lokale një certifikatë mjekësore që vërteton nevojën që fëmija i tyre i mitur të mungonte në shkollë. Nëse nuk do jenë në gjendje të çojnë atë, atëherë do të aplikohen gjobat.
Gjobat mund të jenë shumë të kripura, duke qenë se dënimet e parashikuara ndryshojnë nga një land në tjetrin. Nga kjo pikëpamje, më e ekzagjeruara është Baden-Ëürttemberg, e cila parashikon ndëshkime deri në 10 mijë euro për mosrespektimin e shkollimit të detyrueshëm.
Ndërsa Berlini dhe Brandenburg janë të kufizuara në 2,500 euro gjobë. Megjithatë, nuk është vetëm Gjermania që përdor grusht të hekurt kundër mungesës në shkollë, edhe nëse këto kanë miratimin e prindërve të tyre. Në vitin 2013, qeveria e Britanike autorizoi këshillat vendorë për të ndjekur penalisht prindërit që janë shkaktarë të mungesës në  shkollë të fëmijëve të tyre, duke parashikuar deri në tre muaj burgim /l.k./Shoqeriacivile.com. Burimi businessinsider.com  

Login to post comments