Një ngjarje e rëndë është regjistruar në në qytetin kanadez të Mississaugës, ku dy persona të paidentifikuar hynë në një restorant dhe aktivizuan një pajisje të improvizuar shpërthyese, duke plagosur 15 persona.
Shpërthimi ndodhi në restorantin “Bombay Bhel” rreth orës 22:30 me orën lokale të mbrëmjes së të enjtes. Pas aktivizimit të bombës artizanale, përgjegjësinë e sulmit janë arratisur duke u larguar në drejtim të paditur.
Shpërthimi rajonal i ndihmës së shpejtë “Peel” bëri me dije se nga të plagosurit që u dërguan me urgjencë në spital 3 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.
Policia nga ana e saj ka publikuar në rrjetin social “Twitter” foton e dy personave me kapuçë të zinj, që hynin në godinë. Sipas policisë, njëri prej të dyshuarve besohet të jetë rreth të 20-tave, i shëndoshë dhe me një veshje të zezë që mbulon edhe fytyrën e tij. I dyti duket më i dobët dhe me xhinse ngjyrë blu të zbehtë, një bluze gri dhe me kapuç të zi mbi kokë, edhe ky me fytyrë të mbuluar.
Nuk dihet ende motivi që ka shkaktuar këtë shpërthim si dhe deri më tani askush nuk ka marrë përsipër ngjarjen.