Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New York, ku Kulla Trump është përfshirë nga flakët në katin e saj të 50- të. Raportohet për një të vdekur dhe 4 të plagosur.
Viktima humbi jetën ndërsa transportohej për në spital dhe mendohet se ishte banor i kullës, ndërsa të plagosurit janë pjesë e forcave zjarrfikëse.
Presidenti i SHBA-ve disponon një zyrë dhe një apartament në kullën e lartë, por raportohet se në momentin e shpërthimit të zjarrit, nuk ndodhej asnjë njeri aty.
Shefi i personelit të zjarrfikëseve në New York tha se ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Ai theksoi se situata nuk mund të konsiderohet ende nën kontroll, pasi raportohet për një sasi të lartë të tymit në ndërtesë.