Siria përfshihet nga një tjetër sulm i dyshuar kimik, nga i cili kanë mbetur të vdekur të paktën 70 vetë. Ngjarja është regjistruar në Douma, qyteti i fundit i mbajtur nga rebelët në Ghoutën Lindore.
Helmetat e Bardha dhe forcat e shpëtimit vullnetar shpërndanë imazhe grafike duke treguar disa trupa në bodrume.
Konfirmimi për viktimat e deritanishme vjen nga mjekët dhe vullnetarët në Siri,ndërsa qeveria vendase i ka quajtur akuzat për një sulm kimik, një trillim.
Departamenti amerikan i shtetit tha se raportet tregojnë për një numër të lartë të viktimave, duke përfshirë edhe familjet në qendrat e strehimit.