Kompania Apple zbuloi të martën një iPad të përditësuar dhe më të shpejtë që punon me lapsin e Apple. CEO Tim Cook dhe ekipi i tij ekzekutiv morën pjesë në Lane Tech High School në Çikago për të diskutuar tabletin, planet e arsimit të Apple dhe "ide të reja krijuese për mësuesit dhe studentët".
IPad i ri punon me Apple Pencil.
IPad-i i ri është një version i përditësuar i iPad-it më të lirë në kategoritë e Apple. Pajisja 9,7 inç, e njëjta madhësi si iPad-i tradicional, do të kushtojë 299 dollarë për shkolla dhe 329 dollarë për konsumatorët.
Memoria për modelet e studentëve do të përfshijë 200 GB hapësirë ruajtëse për të ndihmuar në shpëtimin e projekteve më të mëdha. Modelet standarde vijnë me 50 GB .
Pika më e fortë e Ipadit të ri është se punon me lapsin e Apple, I cili më parë ka punuar vetëm me tabletat Ipad Pro.
Ky Ipad I ri, ashtu si dhe modelet e tjera që ka sjellë më parë Apple, ka kamera nga para dhe nga pas, regjistrim të videove HD dhe Face Time.
Gjithashtu, ka krijuar programe të posacme për mësuesit dhe studentët,si platforma Classkit që i lejon krijuesit e saj, të vendosin puzzla, teste dhe plane mësimore për studentët.