Jo të gjitha shenjat e horoskopit e shprehin dhe përjetojnë njëlloj xhelozinë.
Për personat e shenjës së akrepit xhelozia mund të arrijë deri në atë pikë sa të shndërrohet në një sëmundje të vërtetë që mund të vërë në rrezik të ardhmen e jetës në çift.
Një Akrep është në gjendje të instalojë pajisje përgjuese, të punësojë detektiv privat apo dhe të shndërrohet vetë në një Sherlock Holmes kur bëhet fjalë për kontrollin e partnerit/partneres.
Edhe pse Akrepi mund të premtojë që kjo ishte hera e fundit dhe nuk ka ndërmend ta përsërisë më, sërish bie në grackën e vetes. Flisni seriozisht me ta dhe shpjegojuni se kjo është një sjellje vetë-shkatërruese e cila duhet trajtuar seriozisht.