×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Çfarë e lidh këtë 5-vjeçare me Anshtajnin?

Diel, 01 July 2018 17:48

Kur Taylor McGoëan ishte pesëmuajshe, asaj filluan t’i dilnin flokë të verdhë, por aspak të butë si të bebeve. Me kalimin e kohës, flokët e saj të ndritshëm biondë vazhduan të rriteshin, të dendur dhe të ashpër. 

Prindërit e vogëlushes e kuptuan që diçka nuk shkonte dhe mjaftoi një vizitë e vetme tek pediatri për të mësuar se vajza vuante nga sindroma e flokëve që nuk krihen.

Në të gjithë botën numërohen rreth 100 raste dhe Albert Einstein ishte njëri prej tyre.

Cara dhe Tom, nga Çikago, Illinois, kërkuan ekspertizën e Profesor Regina Betz

Profesor Betz në Universitetin e Bonit në Gjermani, është aktualisht figura kryesore në hulumtimin e kësaj sindrome.

Ekipi i saj në Institutin e Gjenetikës Humane ka deklaruar se gjendja shkaktohet nga një mutacion gjenetik dhe është e trashëgueshme.

Fillimisht prindërit e pesëvjeçares u përpoqën t’i drejtonin flokët vajzës, por më pas ata i lanë të rriteshin natyrshëm . “Kemi provuar të gjitha llojet e produkteve, por më pas menduam se ajo duhet ta dijë që është e bukur siç është ! E përsosur dhe unike. Ne duam që ajo ta pranojë veten dhe të mos përpiqet të ndryshojë për të tjerët” thonë prindërit e pesëvjeçares së ëmbël.

floket 1530393988 4236366

3 7

Modifikuar më Diel, 01 July 2018 17:58

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...