Për herë të parë, kompania Alba do t’i besojë testet për produktet gjysmë të gatshme dhe të para si kakao dhe lajthi për “jo profesionistët”. Njoftimi u botua nga Openjobmetis për llogari të Soremartec Italia srl, kompania për kërkim dhe zhvillim e Ferreros.
Kompania deri më tani e kishte besuar këtë detyrë vetëm tek punonjësit e brendshëm, ndërsa Ferrero tani dëshiron që të provojë produktet e saj dhe tek jo-ekspertët. Shkurtimisht, ata po kërkojnë konsumatorë të thjeshtë, madje edhe më mirë nëse nuk kanë informacion mbi aspektet ushqyese.
Në teori ata do të quhen “gjyqtarë ndijor”, ndërsa në praktikë ata do të jenë “shijues të Nutellës”, ëndrra e çdo fëmije dhe jo vetëm. Në fakt, kompania po kërkon 60 tester për të testuar lëndët e para gjysmë të gatshme, duke filluar nga lloje të ndryshme të kokrrave të kakaos dhe lajthive, të cilat përdoren për të prodhuar ëmbëlsirat më të famshme të markës Piemontese.
Të zgjedhurit do të duhet të ndjekin një kurs trajnimi që zgjat tre muaj, duke filluar më 30 shtator, për të “zbutur” shijen dhe erën. Kontrata është me kohë të pjesshme dhe është specifikuar, “në përputhje me punët e tjera”.
Kërkesat unike: mungesa e alergjive dhe njohje e mire e kompjuterit.
Angazhimi është dy ditë në javë
Selia: Alba.
Përvoja e kërkuar: Absolutisht asnjë.