×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Nuk keni për ta besuar çfarë bën skifteri kur mbush 40 vjeç

Saturday, 04 August 2018 14:56

Kur skifteri mbush 40 vjeç, thonjtë e tij e humbasin elasticitetin dhe fuqinë. 

Kështu ata e kane të pamundur ta zënë në prenë, e cila është burimi kryesor i ushqimit.

Në këtë moshë, sqepi i skifterit fillon të lakohet duke mos e kryer funksionin e tij. Krahët e tij të rëndë për shkak të peshës së puplave ia vështirësojnë fluturimin. Këto kushte, e detyrojnë skifterin të ndërmarrë një vendim të vështirë.

Po çfarë bën skifteri?

Ai fluturon në majën më të lartë, ku dhe ndërton foletë. Si fillim nis të godasë sqepin në shkëmbinj, derisa ti thyhet. Pasi ta ketë thyer sqepin, pret derisa ti rritet përsëri. Me sqepin e ri, fillon e shkul kthetrat e këmbëve.

Pasi t’i jenë rritur kthetrat, fillon të shkulë puplat e vjetra. Pesë muaj më pas, skifteri i kthehet sërish fluturimit në qiell, si të kishte lindur për së dyti. Ky ndryshim i dhimbshëm, e bën të jetojë dhe për 30 vite të tjera.

Login to post comments