×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Gjeometria ka një formë të re. Njihuni me skutoidin

Diel, 05 August 2018 14:07

Bota jonë është e formuar nga forma elegante si katrori, drejtkëndëshi, sfera, prizmi dhe shumë të tjerë, por ndonjëherë këto forma nuk i përshtaten kërkesave të natyrës. Ngandonjëherë nevojitet një “skutoid”. Kjo formë e re për matematikën, por jo për natyrën është forma që një grup qelizash në organizëm në mënyrë që të rrinë ngushtë dhe në mënyrë  efikase paketohen në kurba (kthesa) të organeve. Ky studim u publikua në 27 korrik në “Nature Communications”. Qeliza të quajtura qelizat epiteliale veshin pjesën më të madhe të organizmave të kafshëve duke përfshirë edhe lëkurën, organe të tjera dhe enët e gjakut.

Këto qeliza përshkruhen në librat e biologjisë si shtylla ose kolona ose që kanë një lloj forme prizmi – 2 faqe parale dhe një sërë anësh në formë paralelogrami. Disa herë përshkruhen edhe si  formë shishe të një prizmi të quajtur “frustrum” (trungu i një koni ose piramide pasi është prerë pjesa e majës). Duke përdorur modelimin kompjuterik një grup shkencëtarësh gjeti se qelizat epiteliale mund të marrin një formë të re, të panjohur më parë nga matematikanët kur atyre u duhet të paketohen së bashku dhe ngjitur për të formuar pjesë përkulëse të organeve. Shkencëtarët e kanë quajtur këtë formë “skutoid” nga një pjesë në formë trekëndore të kraharorit të brumbullit të quajtur scutellum.

Vetë skutoidi duket si një prizëm i përkulur  me 5 anë lehtësisht të anosura dhe një qoshe e prerë. Kërkimet e mëvonshme konfirmuan prezencën e një forme të re në qelizat epiteliale të gjendrave të pështymës dhe të embrioneve tek mizat e frutave. Duke u paketuar në skutoidë qelizat minimizojnë përdorimin e energjisë së tyre dhe maksimizojnë qëndrimin kur janë të paketuara. Duke zbuluar këtë matematikë kaq elegante në natyrë inxhinierët mund të sigurojnë modele të reja të frymëzuara nga indet delikate njerëzore.

Nëse po kërkohet për organe artificiale zbulimi mund të ndihmojë për të ndërtuar skela për të ikurajuar këto lloj paketimesh qelizore që imitojnë me kujdes mënyrën sesi natyra zhvillon indet, – shprehet bashkëautori Javier Buceta, profesor në departamentin e bioinxhinierisë në Lehigh University në Pensilvani. Rezultatet kanë befasur kërkuesit. “Njeriu normalisht nuk e ka mundësinë të emërtojë një formë të re”, – u shpreh Buceta në një deklaratë. / bota.al

Login to post comments