×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

A e dini sa çokollatë konsumon një shqiptar në vit?

Saturday, 11 August 2018 12:37

A e dini sa çokollatë konsumohet në Shqipëri në një vit dhe nga vjen ajo? 

Të dhënat e Doganave tregojnë se importet e çokollatave dhe produkteve të saj në vitin 2017 arritën në rreth 3.2 milionë kg, apo rreth 13 milionë dollarë.

Pas një rritjeje të ndjeshme në periudhën 2014-2016, duke arritur në një nivel rekord, importet e çokollatave ranë sërish në vitin 2017, me 27% me bazë vjetore.

Një pjesë të konsiderueshme të importeve të çokollatave e produkteve të saj e zë edhe çokokremi, që rezulton mjaft i konsumuar në Shqipëri edhe pse nuk rekomandohet për shkak të përdorimit të vajit të palmës .

Importi zë peshën kryesore, ndërsa prodhimi vendas i çokollatës mbetet informal, i fragmentarizuar (mungojnë fabrikat e mëdha) dhe praktikisht është i pamatshëm.

Duke u nisur nga të dhënat e importit dhe popullsisë, nga përllogaritjet e “Monitor” rezulton se konsumi për frymë i çokollatës ishte rreth 1.1 kg në vit në 2017-n, në rënie të ndjeshme nga 1.5% që ishte konsumi për frymë në vitin 2016.

Shteti kryesor nga importohet çokollata dhe produktet e tjera që përmbajnë kakao është Polonia, nga e cila vjen 21% e totalit, e ndjekur nga Greqia (20%), dhe Gjermania e Italia me nga 19% secila.

Konsumi i çokollatës tek ne mbetet shumë më i ulët në krahasim me shtetet e tjera, sidomos ato të njohura për prodhimin e produktit të ëmbël.

Sipas të dhënave të Statisca.com, konsumatori më i madh në botë i çokollatës është Zvicra, me gati 9 kg për frymë në vit. Zvicra është e njohur për çokollatën e saj të jashtëzakonshme. Në dyqanet e aeroporteve çokollatat zvicerane janë gjithnjë në rafte dhe nuk është surprizë që suedezët e konsumojnë për frymë këtë produkt më shumë se çdo shtet tjetër në botë. Fqinjët e Gjermanisë janë gjithashtu të varur pas çokollatës me një konsum për frymë që arrin në 8.4 kg. Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konsumi mbetet relativisht i lartë, në 5.5 kg për frymë.

Shtetet që e përdorin më pak çokollatën janë ato aziatike, teksa në Kinë, konsumi për frymë për vitin 2015 ishte vetëm 200 gram.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...