×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ja cili është shteti më i pasur në botë, vetëm 40 mijë banorë

Hënë, 27 August 2018 15:40

Megjithëse është një vend shumë i vogël dhe ka mungesë të burimeve natyrore, Lihtenshtajni ka evoluar në një ekonomi jashtëzakonisht të suksesshme.

Nga mesi i shekullit të 20-të, Lihtenshtajni, kryesisht nga një vend bujqësor, u shndërrua në një qendër biznesi globale. Ata kanë një ekonomi të larmishme të dominuar nga sektori i shërbimeve me një numër të madh të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Lihteshtajni për vite ishte një strehë e taksave, e cila tërhoqi një numër të madh të kompanive të huaja.

Taksa të ulëta – tatimi në të ardhura përbën vetëm 12.5 për qind – dhe inkorporimi i lehtë i kompanive ka tërhequr shumë investitorë për të filluar biznesin në Liechtenstein dhe ato të hyra tani përbëjnë rreth 30 për qind të buxhetit të shtetit.

Lihtenshtajni është në një bashkim doganor me Zvicrën dhe monedha që përdoret është frangu zviceran. Si një vend i vogël, pa burime natyrore, importohen më shumë se 90 për qind e nevojave për energji. Që nga viti 1995, Lihtenshtajni ka qenë anëtar i Zonës Ekonomike Evropiane dhe qeveria e tyre po punon për të harmonizuar politikat ekonomike me Bashkimin Evropian.

SCAN0011

Është interesante se më shumë se gjysma e fuqisë punëtore vjen çdo ditë në Lihtenshtajn nga vendet fqinje – Zvicra dhe Austria, apo Gjermania.

Që nga viti 2008, Lihtenshtajni ka qenë nën një presion në rritje, veçanërisht nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të mostransparencës së sistemit tatimor dhe bankar, domethënë sekretit të fortë bankar.

Pastaj nënshkruan një sërë marrëveshjesh dypalëshe për shkëmbimin e të dhënave tatimore me shtetet e tjera. Nga ky vit, Lihtenshtajni automatikisht shkëmben të dhëna për llogaritë bankare me BE-në.

Numri i të punësuarve është i ngjashëm me numrin e banorëve dhe është rreth 38,000.

Vaduz Castle Liechtenstein 1024x768

Papunësia është shumë e ulët – është më pak se 2 për qind.

Banorët e Lihtenshtajnit kanë një standard jetese shumë të lartë dhe një nga pagat më të larta në Evropë. Paga mesatare, varësisht nga sektori, varion nga 3.500 në 9.000 franga zvicerane.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...