×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Një japonez në Hënë: Miliarderi do të jetë turisti i parë i “Space x”

E mërkurë, 19 September 2018 18:30

Kompania e Elon Musk, Space X tregoi emrin e pasagjerit te pare privat te cilin planifikon ta dërgojë ne satelitin e vetëm natyror te tokës. Turisti i rrallë hapësinor do te jete miliarderi japonez Yusaku Maezawa.

Manjati i modës online tha se ishte zgjedhja e tij të shkojë në hënë, një dëshirë kjo, e cila falë Muskut, nuk do të mbetet më thjesht e tillë, por do të kthehet në realitet.

Misioni është planifikuar në vitin 2023, dhe do të përbëjë udhëtimin e parë të një njeriu në hënë që prej 1972-shit. Por ndërkohë, ai mbështetet në një raketë, e cila nuk është ndërtuar ende.

Vete Musku tregohet i kujdesshëm: Nuk është 100% e sigurt se do ta bëjmë këtë gjejnë të fluturojë, shprehet ai.

Sakaq njoftimi për fluturimin e 42-vjeçarit japonez i bërë nga qendra e “SpaceX’s Headquarters” në Hawthorne, të Kalifornisë ka marre dhenë.

Kompania u shpreh se fluturimi në bordin e Big Falcon Rocket (BFR) – një sistem nisjeje që u prezantua nga Musk në 2016-tën – përfaqësonte “një hap të rëndësishëm drejt çeljes së mundësive për njerëzit e zakonshëm që ëndërrojnë të udhëtojnë në hapësirë”. Më herët në twitter, Musk e kishte lënë të kuptohet se pasagjeri do te ishte nga Japonia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...