×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Foka i afrohet zhytësit dhe ia kap dorën, kur kuptoi se ç’kërkonte nuk mbajti dot emocionet

Saturday, 29 September 2018 20:50

Çdokush që i është afruar së paku njëherë një kafshe të egër mund të dëshmojë ndjenjën e frikës. Është një eksperiencë shumë intriguese dhe interesante. Paramendoni se si ndiheni duke i shikuar ato përmes ekranit të televizionit dhe se si do të ndiheshit nëse do ishit pranë tyre.

Kjo ishte situata që i ka ndodhur Gary Grayson, një zhytës i cili e gjeti veten pranë një foke gri.

Gjëja e çuditshme në lidhje me këtë incident është se kafsha nuk ishte e frikësuar prej tij, dhe në vend që t’i qëndronte larg, foka bëri diçka të adhurueshme – ajo notoi drejt tij.

Kjo histori filloi kur Gary shkoi për zhytje pranë Ishujve Skilly jashtë brigjeve të Anglisë në jugperëndim, kur papritur vuri re se foka gri iu afrua si një kafshë që do të luash me të. Ajo iu afrua Garyt dhe ia preku hundën më të sajën, një pamje mahnitëse për t’u parë.

Pastaj foka dukej sikur mundohej të komunikonte me njeriun dhe ia mori dorën për t’ia vendosur në barkun e saj. Një skenë gati surreale duke qenë se fokat nuk takojnë shpesh, për të mos thënë kurrë njerëz.

Duket sikur foka donte vetëm dashuri dhe përkëdhelje, të cilën Gary ia dha për ato momente që ishte në habitatin e saj.

Dashuri njerëzore dhe një fërkim barku nën ujë.

Drejtori i Përgjithshëm i ishullit, Ally McMillan është shprehur për Huffington Post:

Fokat janë të ëmbla, të dashura dhe kurioze si qeni.”
Nëse ky artikull u pëlqeu, mos ngurroni ta shpërndani tek njerëzit tuaj që i duan kafshët.

Është thelbësore që ne t’i trajtojmë kafshët me dashuri dhe kujdes. Mënyra se si trajtojmë kafshët është një përfaqësim i drejtpërdrejtë i vetes si qenie njerëzore. Flora dhe fauna duhet të jetojnë në harmoni me ne.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...