Mbulon qenin me 5.000 euro, familja Beckham sulmohet në rrjetet sociale

Premte, 18 Janar 2019 22:36

Ish-futbollisti i Manchester United, David Beckham, ka përfunduar në shënjestër të kritikave. Bashkëshortja e tij, Victoria, ka publikuar në Instagram një fotografi ku ish-kapiteni i Anglisë shfaqet duke fjetur bashkë me qenin.

Olive, kështu quhet kafsha, jeton që nga 2015-ta me familjen Beckham, që kujdeset që të mos i mungojë asgjë dhe kohët e fundit i ka dhuruar një mbulesë “Louis Vitton” me një vlerë mbi 5.000 euro.

Siç mund të pritej, ky imazh i qenit që fle i mbuluar me “Luis Vitton” ka bërë të shpërthejë popullin e internetit, që nuk i ka kursyer kritikat ndaj ish-futbollistit.

E gjithë familja Beckham është e dashuruar me Olive, deri në atë pikë sa i kanë krijuar një profil në Instagram, që ka arritur deri në 70 mijë ndjekës.

Një herë në muaj e dërgojnë edhe në një qendër bukurie, me kosto 26 mijë euro në vit!

Screenshot_8.jpg

Modifikuar më Premte, 18 Janar 2019 22:46
Login to post comments