Një grua është arrestuar në Indonezi, pasi dogji bashkëshortin e saj për së gjalli. Ngjarja ndodhi në ishullin Lamboku, pasi burri refuzoi ti jepte pasword-in e telefonit.
26-vjeçari Dedi Purnam ishte duke riparuar çatinë e shtëpisë, kur gruaja e tij, Ilham Cahyani i kërkoi fjalëkalimin e telefoni të tij.
Mes çiftit pati një debat dhe situata shkoi deri aty sa ai goditi bashkëshorten. Më pas Cahyani mori një shishe me benzinë ia hodhi në trup dhe më pas i vuri flakën, është shprehur shefi i Policisë të Lombokut, Yogi.
Purnama u dërgua në Qendrën Shëndetësore të Keruak dhe iu nënshtrua disa ndërhyrjeve, pasi pjesa më madhe e trupit të tij ishte djegur. 26-vjeçari, vdiq pas dy ditësh në qendrën shëndetësore pavarësisht nga përpjekjet e mjekëve.