Cilin numër shihni më qartë? Zbuloni çfarë do të thotë për ju

Saturday, 23 November 2019 21:47

Testi psikologjik i ditës së sotme konsiston në 6 numra dhe gjithçka duhet të zgjidhni njërin prej tyre.

Gjithçka duhet të bëni është ti besoni nënndërgjegjes tuaj. Cilin nga këto numra e shihni më qartë?

Numri 7 - Ju jeni të zjarrtë, elektrifikues dhe një person i lumtur. Ju doni të jeni në qendër të vëmendjes, nuk ju pëlqen të mërziteni. Doni të dukeni gjithmonë optimistë dhe pozitivë për të tjerët dhe jeni gjithmonë gati për të shijuar të gjitha momentet që të ofron jeta.

Numri 13 - Ju jeni një person që keni këndvështrim negativ. Çuditshërisht, shihni të keqen në çdo gjë dhe jeni të frikësuar. Në fakt, jeni një person i mërzitur dhe depresiv. Madje fajësoni veten për gjithçka që ju ndodh në jetë.

Një ëndërr e keqe ose një fat i keq mjafton për t'ju prishur ditën. Nëse ju ndodh diçka e keqe, e kaloni me vështirësi.

Numri 16 - Ju jeni një person preciz, udhëheqës i lindur dhe person me shoqëri të mirë. Gjithmonë përpiqeni që të keni njohuri për gjithçka. Pëlqeni çdo gjë rreth jush dhe familja është shumë e rëndësishme për ju.

Numri 8 - Kjo do të thotë se jeni artist i vërtetë.Ju pëlqeni gjithçka që ka të bëjë me artin, kështu që ju pëlqen të luani, të pikturoni dhe vizatoni. Dashuroni natyrën dhe bëni gjithçka që të qëndroni jashtë, të shijoni shëtitjen apo ngjitjen në mal. Ju jeni të këndshëm dhe i ndihmoni të gjithë.

Numri 12 - Ju jeni romantik dhe tepër joshës. Ju pëlqen të jeni të dashuruar dhe doni të jepni dashuri në çdo gjë. Besoni në zemrën tuaj dhe qëllimet tuaja. Ju mund të qani shumë shpejt, prandaj nëse shihni një film prekës ose një shfaqje, përloteni menjëherë. Ju pëlqen të kujdeseni për të tjerët.

Numri 9 - Ju jeni të turpshëm nëse rrethoheni nga shumë persona. E shmangni vëmendjen, por ndiheni të sigurtë nëse dilni me njerëz që kujdesen dhe ju duan. Jeni aq punëtorë dhe keni aq vetëbesim sa e keni gjithmonë të garantuar suksesin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...