×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Përse macja kur ju shikon mbyll sytë: 20 kuriozitete mbi kafshët, të cilat nuk i keni ditur!

E mërkurë, 18 Prill 2018 18:37

Çdo ditë zbulojmë diçka të re mbi kafshët dhe botën përreth nesh. Shikoni me ne botën shtazore dhe mësoni faktet të cilat do t’ju befasojnë, do t’ju argëtojnë, madje edhe do t’ju bëjnë të qeshni!

1.Nëse macja juaj ndonjëherë ju ka shikuar në sy dhe ngadalë i ka mbyllur sytë, sikur fle, kjo do të thotë që ju ka dërguar puthje dhe që ju do sinqerisht.

2.Qentë jetojnë me njerëzit më shumë se 14 mijë vjet, ndërkaq macet 7.000 vjet.

Callie the golden retriever puppy

3.Macja më e madhe në botë është tigri. Mund të jetë i gjatë deri në 3,3 metra dhe i rëndë deri në 300 kilogramë.

4.Kafsha më e madhe në botë është balena e kaltër. Është e rëndë sa 2.667 persona të rritur, ndërkaq e gjatë sa një fushë basketbolli.

5.Kolibri dridh krahët deri në 70 herë në sekondë, ndërkaq ka madje 1.260 të rrahura të zemrës në minutë.

6.Miza e shtëpisë lëviz krahët rreth 20 mijë herë në minutë.

7.Kërcimi i bretkosës mund të jetë i gjatë deri në 5 metra.

8.Ariu amerikan kurdo që mundet do të shfrytëzojë rastin që të lajë ushqimin e vet para se ta hajë.

9.Strucët mund të hanë vetëm kur janë me kokë poshtë.

10.Dy kafshët e vetme që janë në gjendje për të parë pas supeve të tyre janë lepujt dhe papagajtë.

11.Nuk ekzistojnë dy zebra në shirita të njëjtë.

220px Zebra Botswana edit02

12.Peshqit e artë humbin ngjyrën e tyre, pa diellin.

13.Oktapodët kanë tri zemra. Janë të verbër dhe gjaku i tyre është i kaltër.

14.Delfini dëgjon zërat në një distancë prej më shumë se 20 kilometra.

15.Krokodili nuk mund të nxjerrë jashtë gjuhën e tij nga goja.

16.Kali i detit është kafsha e vetme e mbretërisë së kafshëve ku mashkulli lind në vend të femrës.

17.Gaforret i kanë dhëmbët në bark.

1200px Liocarcinus holsatus

18.Gjirafat nuk kanë korda vokale dhe komunikojnë duke vibruar ajrin rreth qafave të tyre të gjatë.

19.Deveja ka 3 vetulla për t’u mbrojtur nga stuhitë e rërës.

20.Ariu i murrmë mund të vrapojë aq shpejt sa një kalë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...