Coca-Cola është një pije e cila ka hyrë në treg rreth 125 vite më parë dhe deri më sot është një nga pijet më të konsumuara në 200 vende të botës.
Ajo përmban disa përbërës si, ujë, sheqer, kafeinë, acid karbonik dhe acid fosforik, por receta origjinale është ende sekret.
Megjithëse pothuajse të gjithë e njohin Cola-n si një pije e dëmshme për organizmin e njeriut, por nutritionisti gjerman në Universitetin Teknik të Mynihut kia zbuluar një të vërtetë mbi të
Ai mendon se Cola konsiderohet e dobishme pasi siguron lëngje dhe ka kafeinë, gjë e cila stimulon qarkullimin e gjakut.
Por ka një problem, çdo gllënjkë e Cola i siguron trupit tonë automatikisht fosfat, duke e bërë atë të humbasi stabilitetin e kockave dhe masën kockore.
Konsumi i shpeshtë i kësaj pije është shqetësusese sepse pengon marrjen e kalciumit dhe kalciumi është thelbësor për kockat tona.