Orangutangu bëhet për .... palestër

E mërkurë, 02 May 2018 18:38

Disa fotografi të shkrepura në një kopësht zoologjik tregojnë se kafshët e mbyllura në robëri hasin edhe një problem tjetrër të madh: përveç lirisë , ato janë edhe mbipeshë.

Një orangutang i bllokuar pas hekurave është bërë jashtëzakonisht mbipeshë.

Kafsha e varfër është gjithashtu larg nga habitati i saj natyror, i mbërthyer në dysheme në vend që të ulet në një kulm me gjethe, siç ju pëlqen atyre.

Orangutangu mbipeshë ndodhet në Bangkok, Tajlandë.

Fotografitë janë marrë nga fotoreporteri dhe prezantuesi televiziv britanik Aaron Gekoski, i cili aktualisht jeton në Sabah, Borneo.

Aaroni tha: 'Ky orangutang është mjaft i trashë. Me pak hapësirë për të ushtruar dhe për t'u ushqyer vazhdimisht gjatë gjithë ditës, ky është një tipar i zakonshëm në orangutangëve robër".

Kjo kafshë është gjithashtu në dysheme, sjellje që ju rrallë shihni në orangutangët e egër, të cilët shpenzojnë pothuajse tërë jetën e tyre në lartësitë e pemëve.

"Ata madje ndërtojnë fole për të fjetur në pemë. Ky orangutang ishte në një rrethim me dy individë të tjerë".

Imazhet e trishtuara që Aaroni kanë kapur imagjinatën e njerëzve në mediat sociale.

Login to post comments